24 Maj 1937, lindi aktori dhe regjizori Serafin Fanku

Aktori dhe regjizori Serafin Fanku, u lind në Shkodër, më 24 Maj 1937. Studimet e larta për aktor, i filloi në Pragë dhe i përfundoi në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Shkëlqeu si aktor në skenën e Teatrit Profesionist “Migjeni”, të Shkodrës, ku interrpetoi shumë role të para. U shqua edhe si regjizor dhe meritoi titullin e lartë “Artist i Popullit”. Në kinematografi, shkeli për herë të parë më 1976, me rolin e Klarkut në filmin “Fijet që priten”. Më pas, erdhën edhe 9 role të tjera, që u mirëpritën nga shikuesit dhe kritika artistike. Roli profesorit të fizikës, në filmin “Pranvera s’erdhi vetëm” xhiruar në vitin 1988, e mbyll karrierën e tij filmike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare