Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Maj 1959, lindi Haxhi Dogjani, inxhinier gjeolog

Në fshatin Bicaj të Kukësit, më 24 Maj 1959, u lind Haxhi Dogjani, inxhinier gjeolog. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit të Tiranës, u mor me kërkim zbulimin e mineralit të Kromit në rajonin e Suroit.  Ka punuar edhe për zbulimin e rezervave të gurëve dekorativ, të gëlqerorë mermerizuar dhe të materialeve të tjera të ndërtimit, në rrethin e Kukësit. Për rezultate të mira, është dekoruar me “Medaljen për punë të shquar në gjeologji –  miniera”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version