Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Mars 1895, u lind pedagogu, gazetari dhe përkthyesi Karl Gurakuqi

Në qytetin e lashtë të Shkodrës, më 24 Mars 1895, u lind pedagogu, gazetari dhe përkthyesi Karl Gurakuqi, një nga diplomantët e parë shqiptarë të Universitetit të Gracit. Më 1917, u kthye në Atdhe dhe punoi mësues në Shkodër. Në vitin 1920, u transferua në Vlorë si inspektor arsimi ku u miqësua me Avni Rustemin dhe së bashku drejtuan federatën “Atdheu”. Nga pena e Karl Gurakuqit kanë dalë artikuj dhe studime të shumta, që i ndeshim në fletoret e kohës si “Agimi”, “Telegraf, “Ora”, “Revista Pedagogjike”, “Përpjekja shqiptare”, “Illyria, etj. Ka drejtuar organe të rëndësishme të shtypit, si revistën “Agimi”, “Revistën Pedagogjike”, “Mësuesi”, “Shkolla kombëtare”, etj. Ai ka lënë edhe disa tekste mësimore si, “Libër leximi” për shkollat e mesme, “Gramatika latine”, “Ushtrimet e gramatikës latine”, “Sintaksa latine”. Ka përkthyer veprat e albanologut Karl Patç, “Ilirët” dhe “Gjëndja ekonomike dhe kulturore e Shqipnisë në kohën e kalueme”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version