Skënderbeu
Më 24 Nëntor 1450, Senati i Venedikut i dërgon Gjergj Kastriotit, mesazhin sipas të cilit Republika e Shën Markut ishte e gatshme të ndërhynte pranë Portës së Lartë në Stamboll, për të pajtuar Sulltanin me Skënderbeun. Kjo bëhej pikërisht në kohën, kur shqiptarët, të udhëhequr nga Skënderbeu, kishin shpartalluar rrethimin e Krujës, që ishte një fitore e madhe për ta.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare