Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Nëntor 1919, lindi kleriku Vehbi Ismaili

Vehbi Ismaili

Më 24 Nëntor 1919, në Shkodër, u lind kryetari i Komitetit Musliman të Shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë, kleriku, atdhetari, dijetari, imami Vehbi Ismaili. Mësimet e para i mori në Shkodër, Krujë, Tiranë dhe u diplomua në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Kajros. Emigroi në SHBA, për drejtimin e punëve fetare. Atje ndërtoi xhamitë e para dhe në Korrik të vitit 1993, u zgjodh kryetar i Komitetit Musliman. U bë nismëtar i botimit të revistës “Thirrje Islamike”. Nga pena e tij kanë dalë 46 libra fetare, vepra origjinale dhe përkthime.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version