Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Prill 1385 Balsha i II konfirmon krisobulat e vëllait të tij, Gjergjit

Kristobula, që mban datën 24 Prill 1385, është lëshuar nga Balsha II, si dukë i Durrësit. Ajo dëshmon për marrëdhëniet e mira miqësore, ekonomike dhe tregëtare me Dubrovnikun apo Raguzën, për privilegjet e ndërsjellta, që gezonin qytetarët dhe sidomos tregëtarët e Durrësit dhe të Raguzës gjatë udhëtimeve dhe shkëmbimeve ekonomike. Dokumenti paraqet interes edhe për faktin se Durrësi, është sunduar nga Balshajt edhe më përpara dhe principatat e tyre kanë qënë formacion shtetëror i konsoliduar me jetën e brëndëshme dhe me marrëdhëniet me pricipatat fqinje. Kështu Balsha II, me dokumentin e lëshuar konfirmon krisobulat e vëllait të tij Gjergjit, si të pandryshueshme dhe të palëkundëshme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version