Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Prill 1897 lindi diplomati Reshat Asllani

Pedagogu, ekonomisti dhe diplomati, Reshat Asllani, lindi në Adrianopojë apo Edrene më 24 Prill 1897. Ndoqi Kolegjin në Stamboll, ku bashkë me shqiptarët e tjerë kërkoi futjen e gjuhës shqipe, ngritjen e flamurit tonë dhe krijimin e “Qarkut literar” shqiptar. Studimet e larta i kreu në Institutin Agronomik, “Gallini” në Itali. Pas diplomimit shërbeu në Ministrinë e Bujqësisë, por shpejt u përfshi në shërbimin diplomatik dhe u emërua sekretar i konsullatës në Bari. Më 1923, kaloi sekretar i legatës shqiptare në Romë. Reshat Asllani, përkrahu Revolucionin e Qershorit dhe qeverinë e Nolit. Me triumfin e Legalitetit, u ndodh pa punë. Për 14 vjet shërbeu si pedagog dhe administrator, në Shkollën Bujqësore të Kavajës. Në vitin 1938, u kthye përsëri në shërbimin diplomatik si konsull i Shqipërisë në Manastir. Vazhdoi karrierën diplomatike edhe në vitet e pushtimit. Pas çlirimit shërbeu si llogaritar në disa ndërmarrje bujqësore, u burgos dhe u përndoq dhe nuk iu njoh e drejta e pensionit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version