24 Prill 1922 lindi këngëtari Zihni Berati

Këngëtari Zihni Berati, u lind më 24 Prill 1922. “Shkolla e parë muzikore” për të ishte qyteti i lashtë i këngëve, por dhe familja e tij e talentuar. Vëllai i tij Naxhiu, një violinist virtuoz,  e afroi me pedagogun italian Andrea Velo, por dhe me mikrofonin e Radios. Arsimin muzikor e vazhdoi pas çlirimit, në Liceun Artistik. Me krijimin e Filarmonisë dhe më pas të Teatrit të Operas dhe Baletit, u hapën perspektiva të gjëra për këngëtarin. Ai interpretoi që në operan e parë “Rusalka”, të vënë në skenën tonë dhe vazhdoi të skalitë 24 role parësore operistike, nga veprat e autorëve tanë dhe të huaj. Partnerë të tij, ishin artistët tanë më të shquar por edhe solistë të ardhur nga vendet e tjera. Zihni Berati, ka zhvilluar edhe një veprimtari të dendur koncertore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare