Më 24 Qershor 1405, midis Komunës së Ulqinit dhe Republikës së Venedikut, u nënshkrua pakti që, përcaktonte statusin e qytetit të Ulqinit dhe marrëdhëniet me Republikën. Ulqini, si gjithë qytetet mesjetare, kishte statusin e vet, të cilin Republika zotohej ta respektonte në çështjet gjyqësore, të drejtat e qytetarëve të Ulqinit, në shkëmbimet tregëtare, në çështjet doganore, etj. Republika nga ana e saj, zotohej të mbronte tokat dhe kufijtë e Ulqinit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare