Trupa e Teatrit Popullor, më 24 Qershor 1960, dha premierën e tragjedisë shekspiriane “Hamleti” me regji të Bratkos dhe Andon Panos. Shfaqja kaloi çdo parashikim. U shqua sidomos, Artisti i Popullit, Naim Frashëri në rolin e Hamletit. Në skenat e vendit tonë, janë vënë shumë pjesë të Shekspirit; krahas botimit të veprave të plota të dramaturgut të madh anglez, ky përbën një homazh për këtë gjeni të dramaturgjisë botërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Janar 1862, lindi Bajram Curri, tribun i vegjëlisë
-
16 Janar 1910, vdiq në burg patrioti Vasil Negovani
-
16 Janar 1920, letër e Luigj Bumçit për Konferencën e Paqes
-
16 Janar 1947, u lind gazetari dhe publicisti kosovar Hasan Mal Hasani
-
16 Janar 1967, u krijua Estrada e Ushtarit, trupë profesioniste e ushtrisë shqiptare