Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli

Profesor Robert Jokli, i cili gjithë jetën e tij ja kushtoi studimit të gjuhës shqipe u lind, më 24 Shkurt 1877. Punoi në bibliotekën e Universitetit të Vjenës dhe dha leksione të gjuhës shqipe. Albanologu austriak lëvroi fusha të ndryshme të lashtësisë së gjuhës tonë. Më 1911 botoi “Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”, më 1923 “Gjurmime gjuhësore e historiko-kulturore nga lëmi i shqipes”. Ka lënë studime të shumta që u botuan në përmbledhje  disa edhe pas vdekjes. Pas pushtimit të Austrisë nga nazistët gjermanë, albanologu që kishte prejardhje çifute u arrestua dhe u përndoq. Vdiq më 8 Maj 1942 në kampet e përqëndrimit që krijoi Hitleri.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version