Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi

Sot përkujtohet gjuhëtari dhe diplomati shqiptar Gjergj Pekemezi. U lind në Tushemisht të Pogradecit më 1872. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje dhe u diplomua në Universitetin e Vjenës për filozofi dhe gjuhësi. Për rreth dhjetë vjet dha mësimin e shqipes  në institutin diplomatik të Vjenës. Duke punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, u mor me mbledhjen e dokumentave për historinë e Shqipërisë. Ishte bashkëautor i librit “Bibliografia shqiptare” botuar më 1909. Shkroi dhe botoi disa tekste për mësimin dhe leximin e gjuhës shqipe. Vepra e tij kryesore “Gramatika e gjuhës shqipe” u botua më 1908 në gjermanisht. Ajo u përdor për një kohë të gjatë si një tekst kryesor i gjuhës shqipe brënda e jashtë Shqipërisë. Vdiq më 24 Shkurt 1938.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version