Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Shkurt 1997, premierë e komedisë “Mashtruesi” në Tiranë

Në Teatrin Kombëtar në Tiranë, më 24 Shkurt 1997, u dha premiera e komedisë “Mashtruesi” e Ilir Bezhanit. Ajo ka në qendër të vëmendjes mashtrimin që iu bë popullit tonë me anë të të ashtuquajturave “piramida” të fajdeve. Ilir Bezhani që është bërë i njohur edhe me komedinë “Në katin e dytë është parajsa” ishte njëkohësisht edhe regjizori i shfaqes. Në rolet kryesore interpretuan me sukses Pranvera Veizi, Robert Ndrenika, Marieta Zoto, Sokol Angjeli, Xhemil Tagani, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version