Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Shtator 1962, lindi në Shkup Valentina Saraçini, gazetare

Valentina Saraçini

Gazetarja jonë nga Maqedonia, Valentina Saraçini, u lind më 24 Shtator 1962. U arsimua në vendlindje në Shkup. U diplomua për Psikologji në Universitetin “Kirili dhe Metodi” të Shkupit dhe ndoqi leksionet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Që studente u punësua në Televizionin e Prishtinës, ku provoi forcat si prezantuese dhe skenariste në emisionet për fëmijë. 12 vjet punoi për gazetën “Zëri” për të kaluar më pas si korespondente e radios së jashtme gjermane “Deutsche Welle”. Emrin e saj e ndesh në shumë organe të shtypit shqiptar dhe të huaj; është autore e librit “Ushtrimi i vetmisë”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version