Më 25 Dhjetor 1927, në qytetin e Korçës, u përurua kinema “Majestik”, që pas çlirimit u quajt kinema “Marova”. “Majestiku”, ishte salla e tretë e mirfilltë kinematografike që u ndërtua në Shqipëri. Ajo shënonte një ngjarje të madhe kulturore për qytetin: kishte një kapacitet me rreth 600 vende dhe përbënte lokalin më të bukur publik të qytetit. Shtypi e cilësoi atë, si kinemanë më të mirë në Ballkan.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës