Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

25 Janar 1907, unifikohet Diaspora Shqiptare, “Bashkimi” në Odesë të Rusisë

Më 25 Janar 1907, anëtarët e shoqërisë “Bashkimi” i shkruanin gazetës “Shpresa e Shqypnisë”, për bashkimin e shoqërive “Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa” të Bukureshtit, në një shoqëri të vetme me emrin “Bashkimi”. Shoqëria e re do të synojë si ato të parat, të shtypë libra shqip, të ndihmojë dhe të hapë shkolla kombëtare në Shqipëri e gjetkë. Nën ndikimin e shoqërisë “Bashkimi” u formua në Odesë të Rusisë shoqëria e mërgimtarëve shqiptarë me emrin “Përlindja”, që antarësoi edhe mjaft shqipëtarë me banim në Besarabi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version