Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

25 Korrik 1942, lindi Gëzim Kasmi, futbollisti i njohur i “17 Nëntorit” dhe “Kombëtares” tonë

Gëzim Kasmi, futbollisti i njohur i “17 Nëntorit” dhe “Kombëtares” tonë, u lind më 25 Korrik 1942. Si gjithë bashkëmoshatarët e tij, filloi të luajë në rrugicat e Tiranës, më pas në ekipin e shkollës, deri sa zuri vend dhe përfaqësoi futbollin kryeqytetas. 13 vjet ai luajti me “17 Nëntorin”. Në vitin 1963, veshi për herë të parë kostumin kuq e zi dhe 10 vjet rresht, luajti me ekipin përfaqësues, duke prezantuar sportin tonë, në shumë stadiume të botës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version