Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

25 Maj 1922, lindi Fadil Paçrami, në Shkodër

Në Shkodër, më 25 Maj 1922, u lind Fadil Paçrami, politikan, gazetar dhe dramaturg. Në vitin 1942, e braktisi Fakultetin e Mjekësisë në Bolonjë të Italisë dhe u kthye në Shqipëri, për tu renditur në çetat partizane. Mbas luftës, zuri poste të larta shtetërore dhe partiake. Nëntë vjet drejtoi gazetën “Zëri i Popullit”, duke lënë në faqet e saj shkrime të shumta. Nga pena e tij kanë dalë dhe 13 drama, të cilat u luajën në skenat tona. Në vitin 1975, u akuzua për pikëpamje antipartiake në fushën e artit dhe letërsisë, u arrestua dhe 15 vjet i kaloi nëpër burgjet e Tiranës, Lushnjës, Burrelit dhe Lezhës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version