Më 25 Mars 1821, shpërtheu lufta nacional çlirimtare e popullit grek, kundër pushtimit shekullor osman. Shpesh, ai quhet dhe revolucioni grek, që zgjati deri në vitin 1829. Në të kanë marrë pjesë aktive, madje janë shquar si prijësa dhe strategë të tij edhe shumë arvanitas dhe shqiptarë. Ndër ta shkëlqeu dhe Marko Boçari. 25 Marsi në Greqi, festohet si Dita e Pavarësisë dhe është festa kombëtare. S’ka dyshim, që kjo është shprehje e ndihmës së ndërsjelltë që popujt tanë i kanë ofruar njëri tjetrit në periudhat e vështira të historisë së tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare