Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Më 25 Nëntor 1972, përfundoi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, një tubim shkencor gjithkombëtar. Në të morën pjesë 87 delegacione nga e gjithë Shqipëria dhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi dhe nga arbëreshët e Italisë. Punimet e tij u ndoqën nga mjaft albanologë të huaj. Kongresi vendosi drejtshkrimin e njësuar të gjuhës shqipe të mbarë kombit shqiptar. Mbi bazën e punimeve të tij, u hartuan veprat themelore kodifikuese të normave letrare drejtshkrimore, gramatikore dhe leksikore. Materialet e Kongresit u botuan në dy vëllime nën titullin, “Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare