Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk

Të nxitur nga Papa Eugjeni IV, bujarët shqiptarë në vitin 1433, u ngritën kundër pushtimit turk. I pari u hodh në kryengritje Gjergj Arianiti. Fitorja e tij, u dha zemër edhe shqiptarëve të krahinave të tjera, të sulmonin garnizonet turke. Banorët e rrethit të Gjirokastrës, thirrën djalin e Gjin Zenebishtit, sundimtarit të tyre të mëparshëm, Depë Zenebishtin, që ishte strehuar në Korfuz. Kryengritësit rrethuan Gjirokastrën, që ishte kryeqëndra e Sanxhakut të Shqipërisë. Garnizoni turk rrethuar, rezistoi deri sa i erdhën ndihma nën komandën e Turhan Pashes. Shqiptarët u vunë midis dy zjarreve dhe lanë në fushën e betejës mbi 1000 të vrarë. Edhe Depë Zenebishti, u zu rob dhe u vra.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version