Më 25 Shkurt 1420, midis Gjon Kastriotit dhe Republikës së Raguzës u nënshkrua marrëveshje për shkëmbimet tregëtare. Sipas dokumentit të botuar nga albanologët Talloci Jiricek, Gjon Kastrioti zotohej të mbronte dhe të dëmshpërblente çdo dëm që mund t’u shkaktohej tregëtarëve raguzianë në territoret e tij. Dokumenti parashikonte gjithashtu tatimet doganore për mallrat e shkëmbyera me Republikën e Raguzës. Marrëveshja tregëtare me Raguzën është një dokument që kanë ardhur deri në ditët tona, ajo dëshmon për egzistencën e principatave feudale në tokat arbërore dhe për aftësitë shtetformuese të shqipëtarëve të asaj periudhe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi