Liceu në Korçë
Sot arsimi ynë kremton përvjetorin e hapjes së Liceut Kombëtar të Korçës. Ai filloi veprimtarinë më 25 Tetor 1917, me vendim të Këshillit Qeveritar të Krahinës Autonome të Korçës dhe drejtohej nga pedagogu francez Vital Gerson. U regjistruan 36 veta, prej të cilëve mbaruan 9 veta. Maturantët e parë të Liceut ishin Selaudin Mborja, Refi Kasikmati, Petraq Pepo, Ligor Sarafimi, Medai Shtylla, Xhavit Beli, Dhimitër Goda, Petro Lako dhe Nikollaq Adhami.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”