Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

26 Gusht 1388, Senati i Raguzës ndalon shitblerjen e shqiptarëve nga të huajt

Senati i Raguzës, për të krijuar një klimë sa më të favorshme për aleancën me Gjergjin e II Balsha dhe me princa të tjere shqiptarë, kundër rrezikut të sulmeve osmane, me vendimin e datës 26 Gusht 1388, ndaloi shitblerjen e shqiptarëve nga të huajt, në territorin e Republikës. Po me këtë vendim, u liruan të gjithë shqiptarët e kapur nga raguzianët.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version