Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

26 Gusht 1910, përkujtohet sot lindja e shënjtores shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu

Kombi shqiptar sot me krenari kujton lindjen e nobelistes dhe shënjtores shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Terezës së madhe, që gjithë jetën ia kushtoi shërbimit të njeriut të varfër dhe të mjerë. U lind në Shkup, në një familje të thjeshtë shqiptare, më 26 Gusht 1910. Që kur ishte 18 vjeç, shkoi në Irlandë dhe iu përkushtua kishës. Në vitin 1928, u vendos në Kalkuta të Indisë, dhe u quajt Nënë Tereza e Kalkutës. Fillimisht dha mësim gjeografie dhe teologjie. Ishte 38 vjeç, kur veshi sarin e bardhë të indianeve të varfëra dhe krijoi Kongregacionin e Misionarëve të Bamirësisë, duke iu përkushtuar tërdsisht ndihmës dhe edukimit të fëmijëve të varfër e të braktisur, të sëmurëve që lëngonin rrugëve dhe nevojtarëve të pashpresë, që gëlonin në Kalkutë dhe në gjithë Indinë. Shëmbulli dhe veprimtaria thellësisht njerëzore e Nënë Terezës dhe e kolegeve të saj, u zgjerua dhe u përhap në tërë vendet e botës. Sot në 120 vende ka 588 shtëpi bamirësie që mbajnë emrin e saj. Nisma e Nënë Terezës, shqiptares së madhe, u vlerësua kudo. Asaj iu akorduan çmime dhe tituj më të lartë: që nga çmimi “Nobel”, e deri tek “Nderi i Kombit”, titulli më i lartë, që u jepet njerzve më të shquar, që ka nxjerrë kombi ynë i lashtë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version