Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

26 Janar 1958, lindi regjisori kinematografisë shqiptare Sokol Xhahysa

Më 26 Janar 1958, në Tiranë u lind Sokol Xhahysa, piktor dhe regjisor  i kinematografisë shqiptare. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe duke filluar nga viti 1982,  filloi punën në Kinostudion ‘Shqipëria e Re” si piktor në repartin e filmit vizatimor. Më pas krahas penelit, u mor edhe me regjizurën e filmave multiplikativë. Krijimtarisë së tij regjizoriale i përkasin disa filma vizatimorë si “Djali dhe peneli”, “Një ndodhi në stan”, “Robinsoni dhe shpëtimtarët”, “Arbitri, arbitri”. Shumë sukses pati “Robinsoni dhe shpëtimtarët” dhe artisti e trajtoi në tre seri. Në vitin 1991 Sokol Xhahysa emigroi në Zvicër, ku vazhdon krijimtarinë e tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version