Më 26 Janar 1958, në Tiranë u lind Sokol Xhahysa, piktor dhe regjisor i kinematografisë shqiptare. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe duke filluar nga viti 1982, filloi punën në Kinostudion ‘Shqipëria e Re” si piktor në repartin e filmit vizatimor. Më pas krahas penelit, u mor edhe me regjizurën e filmave multiplikativë. Krijimtarisë së tij regjizoriale i përkasin disa filma vizatimorë si “Djali dhe peneli”, “Një ndodhi në stan”, “Robinsoni dhe shpëtimtarët”, “Arbitri, arbitri”. Shumë sukses pati “Robinsoni dhe shpëtimtarët” dhe artisti e trajtoi në tre seri. Në vitin 1991 Sokol Xhahysa emigroi në Zvicër, ku vazhdon krijimtarinë e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Prill 1453, luftë e ashpër e shqiptarëve në fushën e Pollogut afër Tetovës
-
13 Prill 1695, vdiq poeti kombëtar i Francës, La Fonteni
-
13 Prill 1882, u nda nga jeta studiuesi dhe folkloristi arbëresh Dhimitër Kamarda
-
13 Prill 1926, u firmos në Milano konçensioni i qymyrgurit për minierën e Memaliajt
-
13 Prill 1932, u ngrit në Korçë monumenti i Luftëtarit Kombëtar