Më 26 Korrik 1455, u zhvillua beteja e Beratit, e vetmja ndeshje ushtarake e humbur nga Skëndërbeu, në epopenë etij triumfale 25 vjeçare. Ja si përshkruan këshilltari dhe ambasadori i Napolit, Abrikus Maleta, disfatën e Beratit dhe panikun që pushtoi Perëndimin me këtë rast: “u ranë papritur 40 mijë kalorës, që ishin më të mirët që kishte turku dhe me aq furi, saqë shpartalluan ushtrinë e Skëndërbeut dhe nxorën jashtë përdorimit, 6 mijë të krishterë me të vdekur dhe me robër. Dhe po të mos i ndihmonte nata, asnjë nuk do të shpëtonte. E këta turq kanë shkuar deri tek bregu i detit, e nga ky breg, në një natë të vetme, mund të kalohet në Itali, në portin e Brindizit, qytet i princit të Tarantit. E të gjithë këta turq, bërtasin e thonë se duan të kalojnë në Brindizi. Dhe kur armata e turqve, të vijë te ky shtek i Brindizit dhe të bashkohet me ushtrinë e lartpërmendur, atëhere mjerë e tërë Italia, sepse nuk mbetet mburojë tjetër”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”