Më 26 mars 1939, zarfi sekret me projektmarrëveshjen e “aneksimit efektiv” të Shqipërisë ndodhej mbi tavolinën e mbretit Zog. Me këtë rast, biografi anglez Jason Tomes shkruan: “Mbreti Zog qëndroi i vetëm për orë të tëra në zyrën e tij të tymosur, duke e lexuar e rilexuar projektmarrëveshjen, tek thithte nikotinë e rrufiste kafe. Qetësia thyhej vetëm nga përplasja e fortë e shiut në dritaret. Po atë të shtunë, më 26 mars 1939, nën të njëjtin shi të fortë, Musolini mbajti përpara 200.000 vetave në Romë, fjalimin e tij në përkujtim të njëzetvjetorit të themelimit të fashizmit. Ai e quajti paqen e përjetshme një katastrofë dhe përfundoi me fjalët: ‘Më shumë topa, më shumë aeroplanë me çdo kosto e mënyrë; edhe nëse duhet të spastrojmë të gjithë atë që ne e quajmë jetë të civilizuar!
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Mars 1908, mbërritën në Korçë misionarët bamirës protestatnë Pineas dhe Violet Kenedi
-
26 Mars 1913, u ratifikuan nga fuqitë e mëdha kufijtë veriorë e verilindorë
-
26 Mars 1945, shënohen viktimat e para të “Masakrës së Tivarit”
-
26 Mars 1980, u miratua në Kosovë ligji mbi Institutin e Historisë
-
26 Mars 1990, shkëndijat e para antikomuniste në Kavajë