26 Mars 1945, shënohen viktimat e para të “Masakrës së Tivarit”

Shtabi Operativ i “Kosmetit” i urdhëruar nga ushtia jugosllave, me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, mobilizoi me dhunë shqiptarët e Kosovës për t’i dërguar në frontin e dytë të “Adriatikut. Të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj,  kanë udhëtuar në në kazermat ushtarake në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen.  Më 26 mars Gjatë marshimit katër ditor të mobilizuarit u keqtrajtuan e u rrahën. Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve. Në mbrëmjen e 27 marsit xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit) nën qiellin e hapur në gjumë vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare