Tefta Tashko
Pas studimeve në Konservatorin e Parisit, sopranoja Tefta Tashko, më 26 Nëntor 1935, dha në sallonin “Leku i Nxënësit”, në Korçë, një koncert që shtypi i kohës e quajti “Madhështor”. Skenografia dhe ndriçimi ishin përgatitur nga Vangjush Mio. Në piano shoqëronte profesori i Liceut të Korçës, Zhak Vinkler. Artistja interpretoi pjesë operistike si dhe këngë shqiptare. Sukses të veçantë pati kënga “Bilbil, o i mjerë”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare