Ekspozitë
Në Tiranë, më 26 Nëntor 1937, u hap ekspozita dokumentare e Rilindjes Kombëtare. Ishin ekspozuar dokumente historike të kësaj periudhe, ndërmjet tyre dhe akti origjinal i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Kishte në të edhe disa vepra të nxënësve të Shkollës së Pikturës në Tiranë, kushtuar kësaj ngjarje.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare