Më 1788, Ali Pashë Tepelena, fillon fushatën ushtarake për marrjen e Janinës. Beteja e parë e tij kundër bejlerëve të bashkuar, u zhvillua në brigjet e liqenit. Ai i theu kundërshtarët dhe rrethoi Janinën. Qytetin e mori pa luftë, me ndihmën e miqve të vet grekë dhe sidomos të banorëve të Zagorisë. Kështu sikurse shkruan kronisti francez “ai hyri në qytet në mes të brohoritjeve të popullit”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate