Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

26 Prill 1910 , “Malet e Dibrës” ngrihen kundër ushtrisë osmane

Më 26 Prill 1910, fshatarët e Grikës së Vogël, u ngritën për të mbrojtur kaçakun Azis Xheka, që e ndiqte për ta kapur ushtria osmane. Shkëndia e parë që shpërtheu në fshatin Gjuricë, ku luftonte “kaçaku” dhe bashkëfshatarët e tij u kthyen në një zjarr të madh kundër pushtuesve. Nëntë malet e Dibrës, u ngritën kundër osmanëve. Xheladin Manjani, një nga kryengritësit e luftëtarët e atyre ditëve, në kujtimet e tij shkruan se nuk “ishte puna për të mbrojtur Azis Xhekën, por për mos me e lanë me hi në Malet tona, asqerin e turqisë”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version