Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

26 Prill 1980 çelet në Korçë “Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar”

Korçës turistike, më 26 Prill 1980, iu shtua një objekt i rëndësishëm, jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për të huajt: “Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar”. Muzeu ka katër pavione, ku pasqyrohet veprimtaria dhe krijimtaria e mjeshtrave dhe artistëve shqiptarë, në shumë fusha të jetës. Punimet në gur, përfshijnë objekte të shekujve V-XIII; punimet në metal janë kryesisht të punuara në ar dhe argjend.  Vizitori atje mund të admirojë artin dhe talentin e shkëiqyer të Onufrit, Nikollës, Onufër Qipriotit, David Selenicës, Kostandin Shpatarakut, brezave të piktorëve Zografë dhe Katro. Një vend të veçantë, në Muzeun e Korçës, zë kultura popullore, punimet tradicionale, qilima, sixhade, velenxa, veshje kombëtare dhe punime artistike në dru. Nuk mungojnë dhe armët dhe kryeveprat e argjendarisë shqiptare. Muzeu, është i pajisur me laboratorët e restaurimit e të fotografisë dhe me sallën e fondeve, ku ruhen mbi 7000 objekte.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version