26 Qershor 1913, shpërtheu Lufta e Dytë Ballkanike

Kontradiktat midis fituesve në Luftën e Parë Ballkanike, të fryra edhe më shumë nga Fuqitë e Mëdha, që synonin të forconin pozitat e tyre në gadishull, shpunë në shpërthimin e Luftës së Dytë Ballkanike, më 26 Qershor 1913. Kësaj here, fuqitë ballkanike, u sulën kundër Bullgarisë, e cila nuk e përballoi sulmin e përbashkët. Në fakt dy kasaphanat ballkanike, që u bënë prelud i Luftës së Parë Botërore, i shkaktuan dëme të mëdha vendit tonë, megjithëse Shqipëria, në bazë të akteve ndërkombëtare, ishte shtet neutral.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply