Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh

Më 26 Shkurt 1823, në Franishte të Kozencës u lind arbëreshi Vinçens Dorsa. Ishte studiues i thellë i shqipes dhe njohës i shkëlqyer i greqishtes. Në veprën “Mbi shqiptarët, gjurmime dhe mendime”, të botuar më 1847, rrihen shumë anë të historisë dhe kulturës shqiptare. Për të folurën e arbëreshëve është me vlerë vepra e Dorses “Studime etimologjike”, botuar në vitin 1962. Përshtati në dialektin arbëresh “Ungjillin pas Mateut”. Publikoi shumë materiale dhe studime folklorike. Një meritë e veçantë e këtij studiuesi është mbledhja e këngëve popullore të Kalabrisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version