Nisur nga informacionet e mbledhura nga Çarl Telford Erikson mbi gjendjen e vështirë në Shqipëri, në Shkurt të vitit 1919, u formua në Itali njësia e parë e Kryqit të Kuq Amerikan, e cila arriti në vendin tonë , më 26 Shkurt 1919. Ajo drejtohej nga Eriksoni, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën publike shqiptare të kohës. Njësitë e Kryqit të Kuq Amerikan në vendin tonë dhanë një ndihmesë të madhe për të kapërcyer mjerimin dhe urinë që kishte pllakosur vendin, për të hedhur hapat e para në arsimin kombëtar dhe në luftën kundër sëmundjeve ngjitëse e sidomos kundër tuberkulozit, malarjes, sëmundjeve veneriane, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.