Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Dhjetor 1876, kryengritje e veriut për një Principatë Shqiptare Autonome

Mirdita

Në fund të vitit 1876, në veri të vendit bëheshin përgatitje për një kryengritje të armatosur, që do ta detyronte Stambollin të shpallte Principatën Shqiptare Autonome. Grupi  i Shkodrës, krijoi lidhje me vendet fqinje, për një aksion të përbashkët, kurse në Shënpal të Mirditës, më 27 Dhjetor 1876, u mblodh një kuvend i madh, ku u lidh besa për kryengritje. Tubime të tilla në ditët që pasuan, u bënë edhe në Kthellë, në Pukë e në Malësinë e Lezhës. Kryengritësit kryen disa aksione kundër reparteve turke, që ishin të përqëndruar në Mirditë. Me veprimet e tyre luftarake ata ndërprenë edhe rrugën ushtarake Shkodër-Prizren. Por kushtet ndërkombëtare nuk favorizuan shtrirjen e kryengritjes.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version