Giornale d'Italia
Përfaqësuesit e komuniteteve të mërgimtarëve shqiptarë në Kanada, Amerikë e Zvicër, më 29 Dhjetor 1919, i drejtuan Parlamentit Italian në Romë, një protestë telegrafike kundër masave shtypëse të pushtuesve italianë në Vlorë, ditën e kremtimit të përvjetorit të Pavarësisë. Në protestë theksohet se veprimet famëkeqe të kryera nga serbët dhe grekët në Shqipëri, u përsëritën edhe nga ushtria mbretërore Italiane. Kopje të protestës iu dërguan edhe kryesisë së Senatit Italian, Komitetit Drejtues të grupit parlamentar katolik, komitetit drejtues te grupit parlamentar socialist, agjensisë telegrafike “Stefani” si dhe gazetave “Tribuna”, “Avanti” dhe “Giornale d’Italia”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare