Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Dhjetor 1923, përfunduan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese

Më 27 Dhjetor 1923, përfunduan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Ato u zhvilluan në një gjendje të tensionuar dhe terrori. Qeveria vuri në zbatim ligjin Turk, të Qershorit 1909, që ishte miratuar për të luftuar lëvizjen kombëtare shqiptare. Zgjedhësit e dytë të nënprefekturës se Pukës u arrestuan dhe u mbyllën në burgun e Shkodrës; patriot të shquar si Dedë Sokoli, Hajdar Tahiri, Adem Ginishti, Haxhi Isuf Kazazi, u vranë nga agjentët e Zogut. Në Asamblenë Kushtetuese u zgjodhën 95 veta prej të cilëve blloku qeveritar kishte 40 vende, kurse opozita 35. Vendet e tjera i kishin deputetët të pa varur por në fakt përkrahnin bllokun qeveritar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version