Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Gusht 1993, organizohen takime përkujtimore “Nopça dhe Shqipëria” në Shkodër dhe Tiranë

Më 26 dhe 27 Gusht 1993, në Shkodër dhe në Tiranë, u organizuan takime përkujtimore “Nopça dhe Shqipëria”. Në Shkodër, u organizua ceremonia e emërtimit të një rruge, me emrin e albanologut të madh dhe u vendos tabela përkujtimore “Dr. Baron Franc Nopça”, në Ndërmarrjen Gjeologjike të Shkodrës. Në muzeun e qytetit u organizua takimi, ku albanologut iu dha titulli i lartë, “Qytetar Nderi i Shkodrës”. Në takimin përkujtimor në Tiranë, Dr. Franc Nopçes, pas vdekjes iu dha Urdhëri “Naim Frashëri”, i klasit të parë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version