Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Janar 1925, u vra nga agjentët e Zogut patrioti çam Sali Ceka

Më 27 Janar 1925, agjentët e Zogut vranë demokratin, pedagogun dhe gazetarin Sali Ceka, “Mësues i Popullit”. Lindi në Filat të Çamërisë, në vitin 1892. Gjimnazin e mbaroi në Janinë dhe u diplomua në Francë. Karrierën pedagogjike e filloi në Normalen e Elbasanit. Emrin e tij si publicist e gazetar e ndeshim që në bankat e shkollës në Janinë. Shkroi në fletoret “Zgjimi i Shqipërisë”, “Korça”, “Liria”, etj. Në gjimnaz themeloi shoqërinë “Qarku letrar Toskëria”. Sali Ceka themeloi dhe drejtoi organe të tilla si “Revista pedagogjike” dhe “Ku vemi”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version