Albanologu austriak, Maksimilian Lamberci, u lind më 27 Korrik 1882. Ai pat kryer disa udhëtime studimore në Shqipëri dhe pat marrë pjesë active, në punimet e “Komsise letrare Shqipe” dhe sidomos në diskutimet për çështjet e formimit të një gjuhe letrare shqipe të njësuar. Ka lënë studime të vlefshme, për dialektet e gjuhës arbëreshe dhe të ndarjes dialektore të shqipes në përgjithësi, duke theksuar njësine e gjuhës shqipe. Më 1917, botoi studimin “Poezia popullore shqiptare”, që u pasua nga “Perralla shqiptare dhe teljera tekste të folklorit shqiptar”, që konsiderohet si vepra me e mirë e tij. Penës së tij, i përkasin edhe “Shqipëria rrëfen”, një varg librash për mësimin e shqipes, punimet për çështjet e sintaksës shqipe, monografia kushtuar ciklit shqiptar të kreshnikëve, me titull “Epika popullore shqiptare”. Pas Luftes së Dytë Botërore, e deri sa vdiq, drejtoi kursin e gjuhës shqipe, në Universitetin e Lajpcigut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër