Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Korrik 1892, Nikolla Naço i dërgon letër Mbretit të Italisë duke ndarë problematikat e vendit

Më 27 Korrik 1892, Nikolla Naço, në emër të shoqërisë shqiptare “Drita” te Bukureshtit, dhe të popullit shqiptar në Ballkan, i adresoi një letër Mbretit te italisë, ku i shkruan për prapambetjen e madhe të atdheut të vet dhe rrezikun e çkombëtarizimit të shqiptarëve. Më tej, ai e njoftonte Monarkun, për hapjen e shkollës së parë Normale Shqipe në Bukuresht, të cilën e ndiqnin edhe nxënës të ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia. Ai i kërkonte mbretit italian, të ndërhyjë prane perandorisë osmane, për t’i mbrojtur nga pashallarët dhe për t’l siguruar të drejtat kombëtare. Një leter të tillë, Nikolla Naço i pat percjelle edhe kancelarit gjerman, Oto Bismarkut.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version