Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Maj 1922, lindi shkrimtari Kin Dushi

Bota shqiptare e letrave sot, kremton përvjetorin e lindjes të shkrimtarit dhe gazetarit shkodran, Kin Dushi. U lind, më 27 Maj 1922, jetim, i rritur në strehën vorfnore, pas pushtimit të Shqipërisë u rendit në lëvizjen Antifashistë Nacionalçlirimtare dhe përjetoi kampin e përqëndrimit të Prishtinës. Jetën në skëterën nazifashiste e përshkrojnë romanin “Në gojën e ujkut”. Pas çlirimit, punoi dhe botoi në gazetën “Zëri i Popullit”. Më 1955, botoi romanin e dytë “Udha e Velanit” dhe “Një emër mes yjeve”, që trajtojnë temën e Luftës Nacionalçlirimtare. Me komedinë “Banorët e shkallës së gjashtë”, fitoi çmimin e Republikës. Nga pena e tij, kanë dalë dhe shumë vepra të tjera, përfshirë dhe librete për estradën e Tiranës. Pas vitit 1961, u kritikua dhe u përndoq, rijetoi edhe një herë jetën në qeli dhe internim.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version