Kabineti i kryesuar nga Shefqet Verlaci, më 27 Maj 1924, dha dorëheqien dhe u formua qeveria e re, që kryesohej nga Iljaz Vrioni. Kryeministri mbante dhe kabinetin e ministrit të jashtëm. Në kabinetin e ri, ministër i Drejtësisë ishte Benedikt Blinishti, ministër i Brendshëm Abdurrahman Dibra, ministër i Punëve Botërore Fahri Gerani dhe ministër i Luftës Mustafa Arianitasi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare