Detarët durrsakë, më 27 Maj 1928, u hodhën në grevë dhe kërkonin ngritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës. Greva zgjati 6 ditë dhe përfundoi me fitoren e punëtorëve. Më pas, u hodhën në grevë punëtorët e Portit, që punonin për firmën italiane “Manxorana”. Greva zgjati 3 ditë dhe firma ngriti pagat e punëtorëve të kualifikuar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare