Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Maj 1952, lindi regjizori Spartak Pecani

Regjizori Spartak Pecani u lind, më 27 Maj 1952. Pas diplomimit për dramaturgji në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, kreu specializimin për regjizor filmash në Bukuresht. Në vitin 1975, e filloi karrierën artistike në kinostudion “Shqipëria e Re”, duke realizuar disa filma e dokumentarë. Filmi i tij i parë artistik ishte, “Streha e re” që u shfaq më 1977. U bë i njohur me filmin, “Koha e largët” dhe “Të mos heshtësh”. Kurse filmat “Shirat e vjeshtës” dhe “Treni niset në shtatë pa pesë” i prunë çmimet e Festivalit të 6-të dhe të 7-të, të Filmit Artistik Shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version