Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Mars 1911, kryengritësit e Ded Gjo Lulit çliruan Deçiçin

Kryengritësit shqiptarë, nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, më 27 Mars 1911 ndërmorën sulmin e befasishëm kundër garnizonit osman në Deçiç dhe e çliruan atë. Për mbrojtjen e qytetit u lanë rreth 250 luftëtarë. Pushtuesit osmanë, ndërmorën sulme të njëpasnjëshme për rimarrjen e qytetit, por pa sukses. Vetëm nga mesi i majit, mbi 5000 forca osmane sulmuan kryengritësit dhe, pas luftimesh të përgjakshme mundën ta rimarrin Deçiçin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version